×
  • Lajme
  • Botë

    Maqedonia e Veriut nga nesër e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës, nuk përjashtohet karantina

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 18:01

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mblidhet nesër për të vendosur masat e reja për parandalimin e koronavirusit.


    Masat të cilat do të merren janë propozuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive javën e kaluar dhe nesër pritet që të miratohen pse të refuzohen.

    Masat që do të hidhen në votim do të jenë: Mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme, ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00, kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë tha se nëse numri i të infektuarave në vend vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen atëherë vendi mund të shkojë prapë në karantinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!