×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kosova nuk merr asnjë zotim pa pranuar Serbia njohjen e Kosovës shtet i pavarur

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 18:23

    Kryeministri Avdullah Hoti në interpelancën e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për të raportuar për dialogun në Bruksel, ka thënë se Kosova nuk merr asnjë zotim pa pranuar Serbia njohjen e Kosovës shtet i pavarur.


    “Në Bruksel bisedohet për elementet gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.
    Çdo dakordim për elemente të marrëveshjes, nuk ka dakordim për asgjë për derisa nuk ka pajtim për çdo gjë, për njohje reciproke. Si në nivel të koordinatorëve dhe nivel të lartë, për të pagjegurit, dhe çështja e obligimeve financiare. Kosova nuk ka marrë dhe nuk do të marrë asnjë zotim pa pranuar Serbia njohjen e Kosovës shtet i pavarur”, tha Hoti para deputetëve, shkruan Reporteri.net.

    Hoti tha më tej se nuk do të ketë dialog teknik, dhe se marrëveshja përfundimtare do të jetë për normalizim të marrëdhënieve pas njohjes reciproke.

    “Kjo marrëveshje do të ofroj zgjidhje sistematike, jo të përkohshme dhe afatgjate, por të përhershme”, ka thënë Hoti.

    Kurse për temën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri Hoti tha se kjo temë nuk do të hapet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!