Baseli ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Pajtim Kasamin.
Lojtari shqiptar ishte pa skuadër, pasi Sioni i shkëputi kontratën në kohën kur pandemia me coronavirus kishte shpërthye në mbarë botën.
Kasami ishte pa skuadër nga fillimi i këtij viti dhe po kërkonte skuadër, mirëpo në afatin e kësaj vere nuk arriti ndonjë marrëveshje.
Por, Baseli njoftoi se ka arritur marrëveshje zyrtare me futbollistin në një kontratë deri në vitin 2022.
Kujtojmë se në këtë verë Baseli transferoi edhe Edon Zhegrovën nga Genku, derisa e kishte në huazim për një edicion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.