Kryeministri Avdullah Hoti dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi janë përplasur në interpelancën që po mbahet lidhur me dialogun, konkretisht për personat e pagjetur.
E gjitha nisi pasi Rexhep Selimi i VV-së tha se Hoti po raporton katër herë gjënë e njëjtë para deputetëve.
“Hoti tha është hera e katërt që po raporton, katër herë njëjtë, katër herë flet për transparencë e s’flet asgjë, premton për njohje e kthehet duke hequr dorë, tentoi katër herë e s’i mbajti premtimet edhe 40 herë i njëjti do të kthehet, por Kosova do të jetë me e dëmtuar”, tha Hoti.
Menjëherë reagoi kryeministri Hoti i cili tha se duhet të ketë një pike të veçantë ku Vetëvendosje e shanë kryeministrin.
“Ta keni një pikë ku e shani kryeministrin, pastaj ja nisim me punuar dhe bëjmë debat”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.
Hoti tha se edhe 100 herë nëse raporton në Kuvend do ta thotë të njëjtën gjë.
“Me ardhë këtu edhe 100 herë të njëjtën ka me ta thane. Dialogu bëhet veç për marrëveshje reciproke, nëse arrijë me bërë, nëse jo, Kosova dhe Serbia kanë me vazhduar si dy vende që se njohin njëra-tjetrën. Pesë rezolutat e VV janë për të njëjtën temë, komunikoni mes vete, pesë kërkesa për pesë interpelanca pak a shumë për të njëjtën temë”, tha Hoti.
Ai më tej tha se nuk do të ketë shkëmbime territoriale, as bosnjëzim të Kosovës, por vetëm marrëveshje vetëm për njohje reciproke.
Replikoi Rexhep Selimi i cili tha se pajtohet me Hotin, se edhe 100 herë me dalë para deputetëve do të flasë njëjtë.
“The që bisedojmë për njohje reciproke, solle Minishengen, solle të pagjeturit me të zhvendosurit, solle ndarjen e Ujmanit, solle ndarjen e Serbisë në Adriatik. Edhe 100 herë me ardh këtu do të jesh njëjtë, por Kosova s’do të jetë njëjtë”, tha Selimi.
Ai më tej tha se nuk është e vërtetë s egrupi parlamentar i Vetëvendosjes po e shanë atë. /Reporteri.net/.