Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka ironizuar jo pak me kryeministrin Avdullah Hotin.
Ai ka thënë në mënyrë ironike se e përgëzon koalicionin qeverisës pasi për katër muaj ka arritur ta miratojë veç një ligj.
“Para se me dalë në temën për të cilën po flasim dua me përgëzuar kryeministrin që pas katër muajsh sot është dita e parë që e keni kaluar një ligj si mazhorancë. Kjo i bie se brenda një viti ju keni me i kalu nja tre ligje. Me këta numra që i keni dhe me këtë mbështetje që keni andaj ju përgëzoj kryeministër sepse ky vërtetë që ka qenë një sukses i madh besoj për ju”, tha Tahiri, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej i tha Hotit pse nuk është dikush nga anëtarët e qeverisë për ta diskutuar draftin e marrëveshjes, por Skender Hyseni.
“E keni emëruar një koordinator që nuk mund t’i raportojë Kuvendit”, tha Tahiri.
Kryeministri Hoti u kundërpërgjigj duke thënë se është ai si kryeministër që vendos se kënd e emëron, ndërsa tha se në Kuvend do të sjell vetëm marrëveshje për njohje reciproke. /Reporteri.net/.