×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj: Unë flas për të pagjeturit Fitore Pacolli po qesh, mos qesh

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 20:13

    Zv.kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka mohuar para deputetëve të ketë thënë se çështja e të pagjeturve është e konsumuar.


    Selmanaj ka pohuar se ai ka thënë se është konsumuar instrumenti i raportimit.

    “Kam thënë që tema e të pagjeturve ishte ezauru. Unë asnjë herë në vetën time nuk kam thënë që tema e të pagjeturve është ezauruar instrumenti i raportimit, dhe nuk mund të vij se është konsumuar instrumenti i raportimit”, tha Selmanaj, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se ndërsa flitet për këtë çështje veç 7-8 deputetë të VV-së dhe PDK-së janë në sallë.

    “7-8 deputetë të VV-së dhe 7-8 deputetë të PDK-ja janë në sallë, ku janë të tjerët. Tema është aq e rëndësishme, unë flas për të pagjeturit kjo qesh, Fitore Pacolli qesh, mos qesh kjo është shumë e ndijeshme”, tha Slemanaj, shkruan Reporteri.net.

    Por nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci, tha se nuk është e vërtetë që janë veç 8 deputetë të Lëvizjes në sallë.

    “Nuk janë 8, as 9, mos fol qysh nuk është. Deputetë të lëvizjes ka më shumë se LDK”, tha Nagavci. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!