Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka bërë me dije se sulmuesi, Vedat Muriqi, nuk do të ishte blerë lirë, ndoshta fare nëse COVID-19 nuk do të ekzistonte.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, pas vetëm një sezoni te Fenerbahçe, u transferua në Itali për ta shijuar Serinë A.
“Nëse nuk do të jetonim në kushtet e COVID-19, nuk do të blinim dot Vedatin për shifrën që e morëm. Mbase nuk do e merrnim fare. Pandemia na dha mundësinë që të firmosnim me të”, tha Tare për Sporx.
Ekipi italian pagoi 20 milionë euro për të siguruar kartonin e sulmuesit të ‘Dardanëve’.
Natyrisht, një shifër mëse normale kur mendon shpenzimet e çmendura të skuadrave viteve të fundit që ka shkuar deri në 222 milionë euro, rekord që e mban Neymar Junior.
Më pas janë blerë lojtarë për 180 milionë euro, si Kylian Mbappe, Coutinho 160 milionë etj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.