×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri i Italisë përjashton karantinën totale

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 22:34

    Në një deklaratë për mediat nga Prefektura e Tarantos, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte foli mbi masat e reja anti-Covid dhe mundësinë e një karantinimi të ri.


    Sipas Contes, një gjë e tillë përjashtohet, ndërsa shtoi se, në rast të shtimit të rasteve mund të ketë “karantinim lokal”.

    “Unë do ta përjashtoja një bllokim të ri. Ne kemi punuar pikërisht për të parandaluar një bllokim të ri të përgjithësuar. Ndërkohë kemi forcuar strukturat spitalore. Jemi shumë përpara, po bëjmë një numër mbresëlënës testimesh. Ndërkohë me qarkoren e fundit nga Ministria e Shëndetësisë do të jemi në gjendje të zvogëlojmë karantinën, nga 14 ditë që ka qenë më parë”.

    Ditën e sotme, Italia regjistroi 4619 raste të reja dhe 39 viktima duke e çuar numrin total në 359,569 të infektuar dhe 36,205 të vdekur.

    Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes urgjente të Komitetit Tekniko-Shkencor ngritur pranë qeverisë Conte, u vendos që periudha e karantimit të ulet nga 14 në 10 ditë, ndërsa duke nisur nga sot do duhet vetëm përgjigja negative e një tamponi për të dalë nga regjimi i izolimit.

    Ndërkohë do të duhen 21 ditë izolim për personat që tamponi i kryer pas 10 ditësh karantinim është akoma pozitiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!