Nën sloganin “Po, du”, Parada e Krenarisë, është organizuar me vetura në rrugët e Prishtinës, për të adresuar sfidat, kërkesat si dhe për të shfaqur praninë e personave LGBTI në Kosovë.
Parada e Krenarisë që u organizua për herë të katërt në Kosovë, u mbajt me vetura për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Express.
Veç organizatorëve, në paradë morën pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si dhe personalitete të ndryshme nga shoqëria civile.
12 tetori është Dita Ndërkombëtare e komunitetit LGBTI, ndërsa në Kosovë, është hera e katërt që shënohet kjo ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.