Enver Hoxhaj i PDK-së, ka folur rreth mundësisë së zëvendësimit të kreut të partisë, Kadri Veselit, në rast të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
“Është normale të bëni këtë pyetje, pasi që çdo subjekt politik do të përgatiste skenarin e mundshëm. E vërteta është që ne ende nuk e kemi biseduar një çështje të tillë të zëvendësimit të Veselit, pasi që ne ende besojmë se aktakuza nuk ka bazë që të konfirmohet”, ka thënë Hoxhaj në kanal10.
Ai ka thënë se kushdo nga partia që mund të deklarojë ndonjë emër për zëvendësimin e Kadri Veselit, do të jetë vetëm mendimi i tij personal dhe jo i PDK-së.
“Z. Veseli është kryetar i PDK-së, vazhdon me qenë kryetar, është zgjedh nga Kuvendi i Partisë Demorkatike me përkrahje absolute dhe gëzon respekt, dhe unë e shoh se do të vazhdon për një kohë, se di sa periudhë të gjatë kohore”, ka thënë Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.