Kryeministri australian, Scott Morrison, u shënjestrua me domate dhe gjak të rremë dhe makina e tij u vandalizua nga protestuesit gjatë një vizite në Universitetin e Queensland të hënën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Morrison ishte duke vizituar qendrën e zhvillimit të vaksinave të universitetit, ku po punohet për një vaksinë COVID-19, kur ai u vu në shënjestër të protestuesve të cilët i ngjyrosën makinën e tij dhe një ndërtesë me lëng të kuq.
Morrison u shoqërua nga protesta pasi u bllokua në një ndërtesë të kampusit, ndërsa protestuesit – të cilët po demonstronin për të rritur ndërgjegjësimin për ndalimin e refugjatëve në Australi – hodhën bojë të kuqe dhe domate, sipas bashkëpunëtorit të CNN 9 News.
“Po, ne e ndoqëm Kryeministrin, e pritëm derisa ai hyri në ndërtesë dhe pastaj e mbyllëm brenda. Po, ne i hodhëm ngjyrë makinës së tij, nëpër dyert e ndërtesës dhe i hodhëm domate të mbuluara me ngjyrë në kokën e tij ndërsa ai iku nga dera e pasme”, tha grupi në një deklaratë të postuar në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.