×
  • Lajme
  • Botë

    Protestat në Bjellorusi, Policia autorizohet të qëllojë me armë turmën

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 11:45

    Policia bjelloruse është autorizuar të qëllojë me armë ndaj turmës së protestuesve nëse gjendja agravon.


    Kjo lëvizje mësohet se po përdoret si përgjigje për të gjithë ata që janë kundër regjimit të Lukashenkos.

    Ministrat e Jashtëm të Europës kanë paralajmëruar ndërkohë që do të lëshojnë sanksione ndaj presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.

    Protestat kanë vijuar që në muajin gusht, kur Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet që cilësohen si tërësisht të manipuluara. Qytetarë reaguan ashpër ndaj kësaj ngjarje, duke u derdhur në sheshet kryesore.

    Përplasjet dhe dhuna kanë qenë të pranishme, por grupet anti-Lukashenko nuk janë dorëzuar deri më tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!