Pas kërcënimeve ndaj gazetarëve në redaksinë e Gazetës Express, është arrestuar Naseri Gashi, i njohur si Naser Qeli.
Këtë e ka konfirmuar policia e Kosovës për Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke treguar se i arrestuari është dërguar në mbajtje.
“Pas marrjes në pyetje, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë nga Policia.
Të shtunën rreth mesnatës, Naser Qeli ka hyrë në ndërtesën ku ndodhet Gazeta Express dhe i ka kërcënuar me vrasje gazetarët që ishin në zyrë.
Ai u ka bërë presion që të fshijnë raportimet që lidheshin me të në rubrikën rozë.
Pasi ai u martua me këngëtaren Aida Doci, të cilën e kishte nën menaxhim dhe e quante “motër”, mediat në vend kanë shkruar rreth çiftit. Naser Qeli ka qenë i pakënaqur për raportimet rreth fëmijëve dhe ish gruas së tij, mirëpo, të njëjtat ai i ka pohuar vetë në një intervistë për Prive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.