×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nuk i nënshtrohem presioneve, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 18:09

    Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë e ka përsëritur qëndrimin se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, shkruan Reporteri.net.


    Ai këtë deklaratë e ka bërë në një konferencë për media pak kohë pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Kryeministri Hoti ka thënë se asociacioni është temë e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, marrëveshjen e parimeve e vitit 2015 por edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese.

    “E kemi mbështetjen dhe garancionin e partnerëve tanë se ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Kur kemi hyrë në proces të dialogut që e kemi hequr nga tavolina idenë e shkëmbimit të territoreve dhe e dyta që nuk diskutohet karakteri unitar i shtetit, që nënkupton nuk ka acoacion me kompetenca ekzekutive”, tha Hoti.

    Ai është shprehur se nuk i nënshtrohet asnjë presioni.

    “Nuk kam ndërruar mendje, gjithmonë e kam pasur këtë qëndrim nuk i nënshtrohem presioneve. Jam për ta kryer detyrën time në përputhje me interesat e vendit dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!