×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen Zemaj dhe Mustafa, diskutojnë për situatën me pandeminë në vend

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 10:17

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar gjatë ditës së sotme me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.


    Zemaj ka thënë se në këtë takim u diskutua për prioritetet dhe punën që po e bën Ministria e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë, shkruan Reporteri.

    “Me kryetarin e LDK-së, akademik Isa Mustafën, biseduam për prioritetet dhe punët tona që jemi duke i bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë.

    Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim.

    Me përkushtim maksimal, do të vazhdojmë tutje!”, ka shkruar Zemaj.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Ministri Zemaj ka kërkuar që Policia të kthehet në orarin 12 orësh dhe të ketë kontrolle të rrepta në mënyrë që të shmanget rritja eventuale e rasteve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!