×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerikanët i gëzohen zbatimit të marrëveshjes: Shqiptarët e serbët punojnë bashkë në një objekt në Merdarë

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 10:38

    Zbatimi i marrëveshjeve që u nënshkruan në Shtëpi të Bardhë, kanë nisur së zbatuari, dhe kjo ka sjell lumturi tek amerikanët, shkruan Reporteri.net.


    Departamenti amerikan i Shtetit, e ka mirëpritur zhvillimin e fundit mes palës kosovare dhe asaj serbe, ku në pikën kufitare Merdare, Dogana e Kosovës dhe Policia, punojnë në të njëjtin objekt me kolegët e tyre nga Serbia.

    Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Morgan Ortagus, përmes një reagimi të saj në llogarinë në twitter.

    ”Ne e përshëndesim dakordimin e Serbisë për punonjësit e Merdares dhe angazhimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të bëra në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Rrjedha e sigurt dhe efikase e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë dyert për rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në Serbi dhe Kosovë”, shkruan Ortagus.

    Ndërkohë, zyrtarë amerikanë para disa javësh erdhën për të konfirmuar se Amerika do të shtyjë përpara këto marrëveshje, duke përfshirë edhe këtë për menaxhimin e mallrave.

    Sidoqoftë, në Kosovë akoma kritikohët marrëveshja e Uashingtonit, sidomos nga VV e PDK, të cilat nuk e quajnë historic dakordimin që kryeministri Hoti pati me presidentin amerikan, Donald Trump./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!