×
  • Sport
  • Sport

    Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 10:39

    Kombëtarja e Kosovës luan sonte ndeshjen e tretë brenda gjashtë ditësh.


    Pas dy humbjeve nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, ‘Dardanët’ përballen me Greqinë në Athinë, në kuadër të grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Kombëtarja është me 10 mungesa, përfshirë edhe tri të fundit: Valon Berisha, Arbër Zeneli e Edon Zhegrova.

    Por, dilema tani mbetet se kujt do t’ia besojë Bernard Challandes pozitën e titullarit.

    Portieri Aro Muric, pavarësisht skandalit që u përfol, pritet të startojë nga fillimi. Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të rikthehet si titullar Mërgim Vojvoda, kurse Florent Hadergjonaj mund të lëvizë si anësor.

    Në mesfushë nga minuta e parë mund të startojë edhe Florian Loshaj, bashkë me Anel Rashkaj.

    Vija e sulmit mund të udhëhiqet nga Elbasan Rashani.

    Formacioni (4-2-3-1): Muric: Vojvoda, Dresevic, Aliti, Paqarada: Loshaj, Rashkaj: Hadergjonaj, Celina, Lirim Kastrati, Rashani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!