×
  • Sport
  • Sport

    Kampioni i botës në boks futet në zyrën e presidentit Thaçi, do të dekorohet

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 11:21

    Kampioni i Botës në Boks, Haxhi Krasniqi ka ardhur në Kosovë për t’i prezantuar titujt e fituar të shtunën mbrëma.


    Boksieri nga Juniku është parë në objektin e presidencës.

    Mediat raportojnë se junikasi do të dekorohet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

    Krasniqi të shtunën ka fituar titullin e Botës në pesha të mesme pasi ka nokautuar Dominic Boselin.

    Haxhi Krasniqi asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen e tij dhe gjithmonë është shprehur i gatshëm që një ditë të boksoj në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!