×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti i dhuron një biznesi mbi 1000 euro, ani pse nuk kishin aplikuar për ndihmë

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 11:30

    Ardi Shita, pronar i dy bizneseve ka njoftuar se dje Ministria e Financave i ka përkrahur me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro, ani pse ai nuk aplikoi për një ndihmë të tillë.


    Shita përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se komisioni ka vendosur që bizneset e tyre t’i përkrah me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro, ndonëse thotë se nuk kanë aplikuar për ndihma të tilla.

    Madje ai thotë se këto para do t’i kthejë pasi e konsideron si ofendim.

    “Republika e Kosovës në minimum, na ka ofendu rëndë me këtë veprim, të cilin kështu ashtu nuk e kemi kërkuar asnjëherë. Biznesi NUK përkrahet me këso masa koti, mënyra më e mirë në fakt me përkrah biznesin është me na lënë të qetë me vepru. Këto subvencione koti, prej tatimeve tona, shpenzoni si gjithçka tjetër që e keni shpenzu deri sot. Na leni të qete ta zhvillojm sektorin privat, se sektorin publik e keni knaq ?”, ka shkruar Shita.

    Kujtojmë se këto dy ditë qeveria ka nisur subvencionimin e disa bizneseve në vend, ku do të ndahen 290 për secilin punëtor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!