×
  • Sport
  • Sport

    Haxhi Krasniqi: Do të punojmë fuqishëm në krijimin e Majlindave e Robinëve të ri

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 14:32

    Haxhi Krasniqi ka njoftuar se do të mbajë nesër (e enjte) një konferencë për media.


    Kampioni i botës në peshat gjysmë të rënda në IBO dhe WBA ka bërë të ditur se dëshiron t’i falënderojë të gjitha ata që e përkrahën gjatë rrugëtimit të tij.

     Postimi i tij i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):

    TAKIM ME MEDIA NË PRISHTINË

    Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time.

    Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri.

    Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10. në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Swiss Diamond Prishtinë.

    Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend.

    Ju mirpresim të Enjtën me 15 Tetor në ora 11:00 në Swiss Diamond në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!