×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19 mund t’ju lë të shurdhër, 45-vjeçari humbi dëgjimin pasi u infektua me coronavirus

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 15:09

    Një burrë i moshës 45-vjeçare në mënyrë të befasishme ka humbur dëgjimin për shkak të COVID-19, të paktën kështu pretendojnë mjekët duke e cilësuar si rastin e parë të këtij lloji në Britaninë e Madhe.


    Pacienti i paidentifikuar, që vuante nga astma por që ishte “në peshë optimale dhe bën jetë të shëndetshme”, është dashur të shtrihet në repartin e kujdesit intensiv pasi u infektua me coronavirus, transmeton Telegrafi.

    E pas një qëndrimi relativisht të gjatë në spital, ai është ankuar se ka humbur dëgjimin në veshin e majtë. Më parë nuk kishte pasur ndonjë problem me dëgjim.

    Ai në mënyrë të befasishme ka humbur dëgjimin, që shkencëtarët besojnë se mund të jetë shkaktuar nga coronavirusi. E mjekët që e kanë trajtuar, kanë pranuar se atij i është përmirësuar pjesshëm dëgjimi.

    Ky rast është shtjelluar edhe në një studim të realizuar e publikuar në British Medical Journal – që po cilësohet si rasti i parë i këtij lloji, një pacient që humb dëgjimin nga COVID-19 në Britani të Madhe. Katër raste tjerë të tilla janë raportuar në vende të ndryshme të botës.

    Ekspertët nga Universitetit i Londrës dhe spitali i sëmundjeve të fytit, hundës dhe veshit (ORL), kanë tërhequr vërejtjen se humbja e menjëherë e dëgjimi “mund t’i ketë ndodhur sa ishte i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv”.

    Hulumtuesit e universitetit të Mançesterit më parë kanë bërë të ditur se një nga tetë pacientët me COVID-19, kanë pësuar ndryshime në dëgjim gjatë betejës me coronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!