Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter thekson se do të punojnë me BE-në në mënyrë që të arrihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë deklaratë Kosnett e ka dhënë pas takimit me Miroslav Lajçak.
“I kënaqur pas takimit me Lajçakun, me të cilin diskutuam interesat e përbashkëta në vazhdimësinë e dialogut. Marrëveshjet e Washingtonit plotësojnë procesin e drejtuar nga BE. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta, normalizimin dhe njohjen reciproke Kosovë-Serbi” , ka shkruar Kosnett në Twitter.
Enjoyed meeting EUSR Lajčák to discuss common interests in the ongoing Dialogue. The Washington Agreements complement this EU-led process. We will continue to work together to achieve shared goals — normalization & mutual recognition between #Kosovo & #Serbia.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) October 14, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.