×
  • Lajme
  • Lajme

    Trupat e pajetë të kosovarëve që vdiqën në Gjermani nisen për në Kosovë, nesër bëhet varrimi

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 19:16

    Nesër pritet t’u jepet lamtumira e fundit dy kosovarëve që vdiqën dje në aksidentin tragjik në Gjermani.


    Teksa ka folur për Klan Kosova njëri nga familjarët e viktimave, ka njoftuar se trupat e pajetë të 13 vjeçarit dhe 17 vjeçarit janë nisur për në Kosovë, ndërsa varrimi do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

    Sonte janë nisur nga Gjermania kufomat e tyre dhe do të mbërrin në Kosovë. Në varrim pritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve”, ka thënë ai.

    I njëjti ka dhënë detaje se bashkë me viktimat ishte edhe vëllai i tyre 14 vjeçari, i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik që tronditi vendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!