Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka thënë se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm pas një presioni të madh nga SHBA. Ai ka thënë se në këtë fazë jemi larg arritjes së një marrëveshjeje finale ndërmjet dy vendeve.
Kabashi ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve në SHBA mund të evoluojnë tema e Asociacionit apo edhe marrëveshja finale me Serbinë.
“Kosova nuk është e gatshme të futet në temën e asociacionit pa ardhur momentumi për arritjen e një marrëveshjeje finale. Ne nuk jemi në këtë fazë momentalisht pas që e dimë se vetëm me BE është problem të arrihet një marrëveshje finale. Kosova e Serbia prej dekadash kanë provuar kanë negociuar në luftë, paqe por asnjëherë nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje pa një presion shumë të madh. BE nuk e ka fuqinë të bëjë presion të madh te palët. E pamë në SHBA sado që marrëveshjet e arritur në Uashington por një formë e presionit të madh që vie nga një superfuqi si SHBA mund të sillte ndonjë rezultat, Kjo ka treguar edhe për marrëveshjet e tjera që janë bërë në rajon, kur ka pasur ndonjë presion të amdh nga HSBA kemi pasur marrëveshje. Kështu që deri pas zgjedhjeve në SHBA nuk pres që do të evoluojë as tema e asociacionit as arritja e ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kabashi në Debatplus në RTV Diukagjini.
Kabashi është shprehur se tema e shkëmbimit të territoreve nuk ka vdekur por vetëm është heshtur.
“Shkëmbimi i territoreve është parë si një mundësi që mund t’i kënaqte të dy palët dhe si mundësi e arritjes së marrëveshjes. E kemi parë me ambasadorin Delaeie kur jemi habitur pothuajse të gjithë kur thotë që e jep sinjalin e parë në drejtim të lëvizjes së kufijve kur thotë se palët nëse arrijnë të merren vesh për diçka ne nuk ndërhyjmë. Pastaj është elaboruar deri në momentin kur ka pasur kundërshtim shumë të madh nga spektri i gjerë politik, opinioni dhe shoqëria civile dhe është prishur kjo. Nuk mund të themi se ka vdekur kjo si ide por për momentin është e heshtur”, ai.
Sipas tij tani jemi larg marrëveshjes edhe për se Serbia asociacionin dëshiron me fut në dialog në këtë fazë që ta konsumojë si mundësi për të kërkuar më vonë më tepër.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/289057822070055
Kabashi është shprehur se ky proces i dialogut është më ndryshe sesa procesi i mëhershëm i cili ka qenë për çështje teknike.
“Ne deri tani kemi parë që kryeministri ka qenë në dialog disa herë dhe nuk ka arritur asnjë marrëveshje. Bile ai e ka edhe të ndaluar faktikisht në bazë të premtimit të tij që të arrijë marrëveshje specifike, qëllimi është që të arrihet një marrëveshje finale. Tani po flasim poër asociacioni. Visari e tha se është asociacioni dhe shkëmbimi I territoreve që janë arë si dy mundësi të mundshme të të cilat mund të çojnë deri te marrëveshja Kosovë-Serbi shkaku se se Serbia pretendon të marrë diçka, këtë e ka thënë hapur dhe kjo nuk është kundërshtua përveç nga ana e kosovarëve, do të thotë nuk është kundërshtuar nga dikush tjetër që Serbisë t’i jepet diçka si kompensim. Serbia e dimë që ka cak ose një lloj autonomie në Veri ku do të mund ta kontrollonte, ne atë e kemi quajtur Asociacion me kompetenca ekzekutive ose një bosnjëzim o Kosovës. Nga ana tjetër që ne e kemi parë që ka qenë më se afërti mundësia e arritjes së një marrëveshjeje finale, ne e kemi parë nga forma sic e kanë shprehur dy presidentët që kanë qenë në atë kohë në dialog Thaçi dhe Vuçiq ka qenë shkëmbimi I territoreve edhe pse asnjëherë nuk është shpjeguar detajshëm se cka paraqet kjo nga anash është prezantuar si një formë e marrjes së një territori të Kosovës si këmbim I një pjese të territorit të Serbisë të banuar me shqiptarë. Por kjo është kundërshtuar nga shtetet kry4esore të BE, nga Gjermnai a edhe pse ka pasur një pajtim nga kjo administratë maerikane. Ne e kemi parë që për herë të parë SHBA, ka qenë e ndaluar të flitet për kufij sa SHBA e kanë mirëmbajtur paqen në këtë rajon ka qenë nonsens që një politikan të pretendojë se nuk duam të ndryshojmë kufijtë. Është thënë por ata kanë qenë politikan periferik dhe janë marrë seriozisht por por lidershipi kosovar nuk e ka parë në horizont ndryshimin e kufijve”, është shprehur ai.