×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Rinegociimi dhe implementimi i Asociacionit, një nga rreziqet e dialogut për Kosovën

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 21:59

    Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se subjekti i tij i sheh tri rreziqe kryesore nga dialogu Kosovë-Serbi.


    “Shqetësimi i jonë rreth dialogut është se kjo qeveri shkon në qeveri pa mandat, pa platformë, pa strategji, shkon pa konsensus politik dhe pa përvojë politike në dialog. Shqetësimi jonë është se, kjo qeveri as nuk mund ta përmbyllë dialogun e as nuk mund të tërhiqet nga tavolina.”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

    “Ne i shohim tri rreziqe në dialog. I pari është i një dialogu pa fund, pa afat kohor. Rreziku i dytë është negocimit dhe implementimit të Asociacionit dhe Brukseli po e shtynë themelimin e tij. Rreziku i tretë, i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë dhe statusit të Kishës serbe”, shtoi Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!