×
  • Sport
  • Sport

    Tensione pas përfundimit të ndeshjes me Greqinë: Ylli i Kosovës humbi nervat, gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 23:49

    Kosova fitoi 1 pikë midis Athinës duke barazuar 0-0 me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve


    Fundi i ndeshjes pati tensione nga të dy skuadrat pas një faulli taktik të bërë nga Florent Hasani në minutën e 95-të, shkruan Reporteri.net

    Por, edhe pas vërshëllimes së fundit pati tensione të shumta me Kolollin që u shfaq shumë i nervozuar në drejtim të gjyqtarëve.

    Pas protestave të shumta gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq, derisa duhej intervenimi i stafit të Kosovës për ta qetësuar Kolollin.

    Kështu, Kololli do të mungojë në ndeshjen e ardhshme që Kosova e luan në nëntor kundër Sllovenisë. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!