×
  • Sport
  • Sport

    Priti një penalti dhe ishte një nga më të mirët, flet heroi i Kosovës pas barazimit me Greqinë

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 23:09

    Aro Muric ishte heroi i Kosovës në ndeshjen kundër Greqisë pasi bëri disa pritje të mëdha, në mesin e tyre edhe një penalti në minutën e 18-të


    Kosova barazoi 0-0 me Greqinë në Athinë me ndeshjen e cila ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve, shkruan Reporteri.net

    Aro Muric pati paraqitje fantastike, ndoshta më të mirën me fanellën e Kosovës deri tani.

    “Ishte paraqitje e mirë. Ndoshta më e mira nuk e di. Por ishte e mirë,” ka thënë Muric.

    “Ishte shumë e rëndësishme sidomos për skuadrën. Ishte shumë e rëndësishme. Mendoj se herën tjetër mund të qëndrojmë së bashku dhe të jemi më të mirë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!