×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Lirim Kastratit pasi shpërdoroi disa raste të mira shënimi: Ky është faji im, jo i dikujt tjetër

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 23:22

    Lirim Kastrati pati disa raste të mira sot në ndeshjen kundër Greqisë, por që nuk arriti të shënonte pasi preferoi të bashkëvepronte me shokët e skuadrës


    Kosova sonte arriti që ta fitoi 1 pikë kundër Greqisë, në ndeshjen e luajtur në Athinë, shkruan Reporteri.net

    Kastrati kishte disa raste të mira, por që nuk i shfrytëzoi si duhet.

    Pas ndeshjes ylli i Dinamo Zagrebit ka thënë se faji ishte i tij për rastet që nuk i shfrytëzoi si duhet.

    “Normal si unë si cdo lojtarë kemi dëshirë me i ndihmu Kombëtares sonë e me shënu gol, por sot nuk ishte fati me neve si në ndeshjet e fundit. Nuk është duke na ecur. Unë kam pas disa shanse, por nuk kemi mundur me shënu gol. Ndjehemi mirë që kemi treguar një paraqitje të mirë,” ka thënë Kastrati pas ndeshjes.

    “Më vjen mirë që bëmë një paraqitje të mirë. Nuk jemi të kënaqur me barazim, por do të tentojmë më mirë”. Nuk kam luajtur ndeshjet e fundit me Kombëtaren dhe nuk kisha vetbesim. Po të kisha më shumë minuta do të kisha më shumë besim. Nuk kisha minuta dhe isha i ngurtë. Ky është faji im, jo i dikujt tjetër. Besova se ishte më mirë të pasoja sesa të gjuaja. Më vjen keq që nuk shënuam,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!