Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha se nëse Bashkimi Evropian nuk e dëshiron Serbinë, ka kush e dëshiron atë dhe se ka aleanca të tjera dhe vende të tjera që duan të bashkëpunojnë me Serbinë, transmeton Reporteri.net.
“Ne nuk jemi dënuar në Evropë, por BE-ja është një orientim strategjik i Serbisë, por jo me çmimin për t’i lutur. Nëse nuk duan ata, ka aleanca të tjera dhe vende të tjera që duan të bashkëpunojnë me ne në mënyrë të barabartë. Kjo nuk do të thotë se do të hyjmë në ndonjë aleancë, sepse nuk ka asgjë të organizuar si Bashkimi Evropian, por ne duhet të mbajmë veten”, tha Vulin për TV Pink.
Ai kujtoi se nga krerët e BE-së ka zëra se janë të lodhur nga zgjerimi dhe se është koha të tregojnë qartë nëse BE ka interes që Serbia të jetë anëtare e familjes evropiane. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.