×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak edhe sot në Kosovë, takon Isa Mustafën

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 7:59

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.


    Përmes një njoftimi drejtuar mediave, LDK’ja ka bërë me dije se takimi do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie.

    “Më datë 15 tetor 2020, në orën 08:30, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. Takimi mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Lajçak është takuar dje edhe me kryetarët e partive të tjera në vend. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!