×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi tregon futbollistin më të mirë të Kosovës ndaj Greqisë

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 9:05

    Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim pa gola nga ndeshja e mbrëmshme me Greqinë e luajtur në Athinë.


    Pas ndeshjes trajneri kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar ndeshjen, derisa ka lavdëruar Aro Muriçin.“Aro Muriç ishte futbollisti më meritor që e morëm një pikë sonte, situata e tij para ndeshjes u bë e madhe nga mediat”, deklaroi Munishi në “Klan Kosova”.

    “Një futbollist tjetër që më la përshtypje ishte edhe Lirim Kastrati, kemi një futbollist të madh. Ndoshta vetëbesimi te pasimi i fundit dhe këmbëngulja te disa situata, sidomos te Lirim Kastrati, ishin disa nga pikat e dobëta sonte, ku në disa raste nuk ishte i saktë”, potencoi trajneri i Ballkanit.

    “Më mirë do të ishte ta finalizonte vetë aksionin, mendoj se në ndeshjet tjera, Kastrati do ta ketë besimin e trajnerit Challandes”, ka deklaruar Munishi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!