Greqia po përballet me një valë të dytë të koronavirusit me numër të madh të prekurish, si edhe të shtruarish në spitale.
Autoritetet njoftuan dje për 436 raste të reja, ndërsa u raportua edhe për 7 të vdekur.
Greqia ka një numër të madh pacientësh të intubuar duke rritur rrezikun e humbjes së jetëve. Raportohet se janë 86 pacientë që po trajtohen në intubim, raporton abcnews.al.
Por, ajo që na prek në mënyrë të drejtpërdrejt edhe neve në Shqipëri lidhet me faktin se numri më i madh i të infektuarve me koronavirus gjatë ditëve të fundit në Greqi janë pikërisht në zonat kufitare me Shqipëri.
Bëhet fjalë për zonën e Kosturit dhe Kozanit, në të cilat vetëm numërohen më shumë se 700 raste aktive deri më tani.
Po ashtu, raste të shumta ka edhe në rajonin e Janinës, ndërsa autoritetet kanë dhënë alarmin edhe për Atikën, ku bën pjesë Athina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.