Policia e Kosovës ka arrestuar një 17 vjeçar nga fshati Fushticë e Epërme e Komunës së Drenasit i cili përmes sistemeve kompjuterike duke keqpërdorur kartelat bankare nga shtete të ndryshme dyshohet se ka bërë blerje të ndryshme përmes platformave online, shkruan Reporteri.net.
I mituri N.R I lindur në vitin 2003 me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Departamenti për të Mitur është liruar në procedurë të rregullt.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar -Sektori për Hetime të Kirmeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetmor dhe operacionale ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ”Lëshim I çeqeve pa mbulesë dhe keqpërdim i kartelave të bankës apor të kredititi”. I dyshuari përmes sistemeve kmpjuterike duke keqpërdorur kartelat bankare nga shtete të ndryshme dyshohet se ka bërë blerje online të gjësendeve përmes paltoformave online”, ka thënë një burim i Reporteri.net në Policinë e Drenasit.
Policia në cilësinë e provave ka sekuestruar: Një shtëpizë kompjuterike, një llaptop dhe një telefon mobil./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.