×
  • Sport
  • Sport

    Robin Krasniqi e viziton Prekazin

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 17:15

    Boksieri nga Juniku, Haxhi Robin Krasniqi fundjavën e kaluar ka arritur suksesin më të madh të tij në karrierën e tij duke u shpallur kampion i botës në boks në kategorinë gjysmë të rëndë.


    Ai pas këtij suksesi të arritur, ka ardhur në Kosovë e ku u prit nga disa prej liderëve të shtetit.

    Gjithashtu boksieri shqiptar sot ka pasur edhe një konferencë për gazetarë ku ka treguar për suksesin e tij dhe duke treguar se ai asnjëherë nuk e harron prejardhjen e tij, derisa zbuloi sakrificën deri te brezat.

    Gjatë konferencës ai premtoi se sot do ta vizitojë Prekazin për t’i dërguar titujt e fituar të shtunën e kaluar.

    Ai udhëtoi menjëherë drejt Prekazit dhe duke u fotografuar pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari së bashku me brezat e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!