×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa publikon letrën që më 2015 e mori nga Mogherini: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 17:58

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka publikuar një letër që ai thotë se ka marrë nga ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit në Bruksel të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit.


    Në këtë letër BE zotohet se Asociacioni nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive, shkruan Reporteri.

    Mustafa ka thënë se sot në takim me Lajçakun ia ka prezantuar prezantova zotimin e BE-së që e la marrë nga  Mogherini.

    Ky është postimi i plotë i Mustafës dhe letra e plotë që ai e ka publikuar:

    Të nderuar qytetarë
    Më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit, nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e kam pranuar letrën me këtë përmbajtje:
    “Në konekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociaciono/Bashkësia – në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implemenrimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”.

    Sot në diskutimin që e pata me z. Lajçak ia prezantova zotimin e BE-së që e kam marrë nga zonja Mogherini.

    Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja.
    Bashkë gjitur letra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Mogherini e cila në atë kohë ishte Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Ministre e Jashtme e BE-së.

    https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/photos/a.956158017783769/3343166959082851/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCdyBfPIj4sdgcUDirrsqx_AzFifbEV0N-DcN6WFUwn40xgJxWIai33BWUPFPkTkwLC7WctR4fHXj4X-FVYrHQJBylwr7tXEkNwMl27iroRTOp3euV1aeoNgG3mBIBgb44oQIEkSCq3ciNzoUevCaw99LZUvvPtVob9hJv5ZaIScwbjh9IvM_7B4bdMzlD6GAuv3uwHdiD4-4JYkY9b_wBC5jnY1WtNtmrUDzoJnLhNFtTaRBB_AL1lgFX4-T9PM2_lhKCI5jbofyRNMhKEk_IWS2bhdrUU61PrBPCsp7TYAGf3Et4oB1m2dtzZGZMHlUqYkkQ7rqdprEXlvzhKBp14sg&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!