Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka folur sot për përjashtimin nga LDK-ja duke thënë në këtë subjekt nuk iu janë arsyetuar për largimin.
Osmani ka deklaruar se ajo nuk ka parë as emrat që kanë votuar për përjashtimin e saj.
Kryetarja e Kuvendit thotë se edhe në raste kur njerëzit dënohen me vdekje, ju jepet e drejta që të thonë diçka para dënimit.
“Është bërë në mënyrë online votimi, përmes emailit, emrat janë fshirë edhe nga uebfaqja, nuk më është dhënë e drejta elementare, edhe në raste që para se të shpallet vendimi përfundimtar me vdekje, i pyesin a kanë diçka për të thënë, as kjo mundësi nuk më është dhënë as përmes emailit”, ka thënë Osmani.
Ajo thotë se nuk e ka pritur që LDK-ja të shkojë kaq larg, teksa vendimin për përjashtim e ka quajtur absurditet.
“Unë nuk kam pritur që shkojnë aq larg, me një absurditet të tillë. Ky vendim është kërcënim për secilin anëtar të LDK’së që guxon të mendojë ndryshe, edhe pse nuk kam votuar kundër qeverisë sepse nuk kam qenë fare prezent”, tha kryetarja e Kuvendit.
Ajo thotë se është hera e parë që dikush përjashtohet pse ka menduar ndryshe.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/714238642634062
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.