Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu me Serbinë do ta ketë epilogun e tij shumë shpejt.
“Dialogu është një proces i afatizuar, bëhet javë për çështje javësh apo muajsh”, tha ai.
“Nuk mund të them një datë të caktuar. Mund të ndodhë në janar, shkurt apo në maj ose qershor. Kemi ndërtuar një platformë. Me Serbinë ose njohim njëra tjetrën ose vazhdojmë si dy vende që nuk e njohin njëra—tjetrën”, shtoi Hoti në Klan Kosova.
Ai shtoi se do të sjellë një marrëveshje eventuale në Kuvend vetëm nëse e di që do të ketë përkrahje nga një shumicë e madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.