Sulmuesi nga Kosova, Kemal Ademi u transferua këtë verë te Fenerbahçe për të zëvendësuar të larguarin Vedat Muriqi, i cili kaloi te Lazio.
24-vjeçari ka folur për mediat turke në lidhje me stilin e tij të lojës si dhe për transferimin në Stamboll.
“Kur të jem 100 përqind i gatshëm, mund të kërcej më lart se Ronaldo. Unë punoj shumë. Jam i gjatë dhe mendoj se jam lojtar i shpejt”, tregoi Ademi për “Sabah”.
“Ibrahimoviç është një lojtar i shkëlqyer, ai është më aktiv dhe më tek se sa sulmuesit tjerë të gjatë që luajnë në Premierligë”, deklaroi sulmuesi shqiptar.
“Kam luajtur vazhdimisht në Basel dhe pas largimit të drejtorit që më solli mua në klub, unë vendosa të largohem. Gjatë verës, dëgjuam se Fenerbahçe po kërkon një sulmues dhe transferimi u krye shpejt”, zbuloi Ademi.
“Kishte luftë në Kosovë dhe ne u zhvendosëm në Gjermani me nënën dhe vëllain tim. Nëna ime ishte shtatzënë dhe u desh të kthehesha në Kosovë për procedura burokratike. Dhe më pas erdhëm në Zvicër për një jetë më të mirë”, përfundoi Kemal Ademi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.