Ganimete Musliu, deputetja e Kuvendi të Kosovës nga radhët e PDK-së, gjatë ditës së sotme ka thënë se seancat plenare asnjëherë nuk kanë filluar me kohë.
Ajo me anë të një video live në rrjetin social Facebook ka thënë se ata janë duke pritur për një orë për të filluar seancën e sotme.
Musliu ka fajësuar kryesinë e Kuvendit të cilët sipas saj janë vonuar dhe do të duhej ata të fillonin këtë seancë.
“Asnjë seancë nuk ka filluar në ora 10:00, kjo është e tepërt. Mblidhemi në kohë pandemie në një sallë me 120 persona dhe presim të fillojë një seancë”,ka thënë Musliu.
Në seancën e parë që nis në orën 10:00 do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara në mesin e të cilave është edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.