×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ua dha pagat, punëtorët ia marrin pronarit kamionin dhe një pjesë materiale

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 11:30

    Një qytetar i komunës së Ferizajt është ankuar në Policinë e Kosovës pasi katër persona të dyshuar, të cilët ishin punëtorët e tij, ia kanë marrë kamionin dhe një pjesë materiale.


    Kjo erdhi si pasojë e moskryerjes së pagesës nga ana e ankuesit, shkruan Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Ferizaj   08.10.2020-11:00. Me 15.10.2020 një m/k ka raportuar se pas pranimit të një kompanie për ndërtim të një pushimoreje ku inspeksioni i punës ua ka ndërprerë punimet, katër të dyshuarit m/k (punëtorë) nga punishtja ia kanë marrë kamionin dhe një pjesë materiale, pasi që ankuesi nuk u ka dhënë të dyshuarve pagat e fundit. Nuk raportohet për të arrestuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!