Një qytetar i Istogut ka raportuar se gjatë gërmimit ka hasur në disa eshtra (mbetje mortore), tri gëzhoja dhe një palë rroba, për të cilat dyshon se i përkasin vëllait të tij i cili ishte i zhdukur gjatë fundit të luftës në Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, teksa është njoftuar edhe prokurori.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Istog 15.10.2020-16:45. Një m/k ka informuar se gjatë gërmimit ka hasur në disa eshtra (mbetje mortore), tri gëzhoja dhe një palë rroba. Ankuesi dyshon se këto mbetje i përkasin vëllait të tij i cili ishte i zhdukur gjatë fundit të luftës në Kosovë. Njësitë përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa është njoftuar prokurori. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.