Marrëdhëniet e Cristiano Ronaldos dhe Florentino Perez kanë qenë shumicën e kohës të mira mirëpo pak para largimit të tij nga Real Madrid ato u acaruan duke bërë kështu që portugezi të zgjedhë largimin.
Dhe tani duket se ka ardhur koha e portugezit për tu hakmarrë.
Perez është shumë i interesuar për transferimin e Paolo Dybalas mirëpo duket se është pikërisht Ronaldo ai që po lobon kundër një transferimi të tillë duke bërë kështu që Real Madrid ta ketë praktikisht të pamundur transferimin e tij pasi marrëdhëniet mes dy futbollistëve janë shumë të ngushta.
CR7 i ka rekomanduar Dybalas Premier League në vend të Real Madrid ku nga Anglia interesim për të kanë shfaqur Manchester United dhe Tottenham Hotspur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.