“Badihava! Denime”, këto janë fjalët e Shpend Ahmetit, kryetarit të Komunës së Prishtinës për qytetarët që po i parkojnë veturat në shtigjet e biçikletave, të ndërtuara në Dardani.
Ahmeti këto fjalë i ka shkruar në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, të cilës ia ka bashkëngjitur një fotografi të një makine të tipit ‘Volkwagen Passat’, pa ia fshehur kësaj të fundit targat.
Badihava! Denime! pic.twitter.com/sGb4hmVlxF
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) October 16, 2020
Kjo nuk është hera e parë që po përsëritet një veprim i tillë. Javë më parë, i ishte shqiptuar gjoba një personi në lagjen ‘Dardania’, që po tentonte të largonte pengesat për të mos u futur veturat.
I pari i Komunës së Prishtinës nuk ka reaguar ende asgjë lidhur me pellgun e madh ujor të krijuar te Stacioni i Autobusëve si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.