×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan përgëzon Qeverinë për vendimin rreth pajisjeve 5G

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 15:33

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendi nuk do të blejë e as të vazhdojë të shfrytëzojë pajisje 5G të cilat vijnë nga shitës të pabesueshëm.


    Lidhur me këtë vendim të qeverisë ka reaguar ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka përgëzuar qeverinë Hoti.

    “Ne e përgëzojmë Kosovën për sigurimin që rrjeti i saj 5G vjen përmes rrugëve të pastëra, dhe jo nga shitës të pabesueshëm, në përputhje me marrëveshjen e Washingtonit. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt integrimit të sigurt të komunikimit rajonal dhe zgjerimit të ekonomisë dixhitale të Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!