×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Hapja ka qenë e nxituar dhe e pakontrolluar

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 15:44

    Bordi Këshillëdhënës për COVID-19 ka mbajtur takimin e radhës, ku u vlerësua lart menaxhimi i situatës pandemike.


    Në fjalën e tij hyrëse ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se hapja ka qenë e nxituar dhe e pakontrolluar.

    “Gjatë këtyre ditëve na është mundësuar ta bëjmë rishikimin nëpër gjithë atë që kemi kaluar këta muaj nga shpërndarja e pandemisë edhe në Kosovë, duke analizuar edhe muajt e izolimit, të hapjes, që tash është dëshmuar e shpejtë, e pakontrolluar, rritja e infeksionit dhe trajtimi i të prekurve e shumë gjëra tjera”.

    Teksa ka folur për situatën epidemiologjike, Zemaj u shpreh se Kosova qëndron më mirë se shumë vende tjera, teksa tha se është shtuar edhe numri i testimeve dhe se do të vazhdohet me këtë ritëm.

    “Aktualisht qëndrojmë mirë në dy drejtime. Kërkesa për zbatueshmëri të masave, me kryeministrin kemi ftuar Policinë dhe Inspektoratin Qendror dhe Lokal, shtabet emergjente e kështu më radhë. Rritja e kapaciteteve testuese, ku pavarësisht uljes së infeksionit ne kemi rrit testimet. Sot u jemi ofruar shifrave më të larta të testimeve ndonjëherë dhe do të vazhdojmë në këtë aspekt.

    Janë shtuar kapacitetet testuese në IKSHPK, në fund të muajit janë siguruar shtatë pajisje PCR, si donacion. Kemi bërë avantazh në përgatitjen e spiralit COVID dhe kjo situatë na ka mundësuar që klinikat në QKUK të shohin se ku mund të intervenojmë me shtretër shtesë dhe është shtuar kapaciteti në Mjekësinë Sportive, pavarësisht se në këtë fazë nuk ka pasur nevojë të përdoret”, tha Zemaj.

    Mikrobiologu Lul Raka tha se në 78 rekomandime sa i kanë marrë 90 për qind e tyre janë zbatuar tërësisht, ndërsa përqindje e vogël e tyre nuk është zbatuar.

    “Njëra prej pikëve më të rëndësishme është transparenca e punës së bordit. Sa u përket rekomandimeve të Bordit, janë dhënë 78 rekomandime dhe prej tyre 90 për qind ose 60 rekomandime janë zbatuar dhe pjesa tjetër është në proces. E prej rekomandimeve të pazbatuara që janë 8, por nuk ndërlidhen direkt me Ministrinë e shëndetësisë.

    Ka qenë rekomandim të mbahen testet në shkolla. Rekomandim ka qenë falja e bajramit dhe ato janë ndaluar. Është domethënës fakti që janë zbatuar në praktikë 90 për qind të rekomandimeve që kanë qenë esenciale për parandalimin e rasteve. Në draftimin e këtyre rekomandimeve kanë marrë pjesë ekspert vendorë, por edhe ndërkombëtarë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!