×
  • Sport
  • Sport

    Gola, rikthime e spektakël: Ballkani fiton tre pikë të arta kundër Arbërisë

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 15:56

    Ballkani e ka mposhtur Arbërinë në udhëtim me rezultat 4-2 në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të Superligës


    Në Obiliq u zhvillua një ndeshje shumë interesante dhe me 6 gola të shënuara, shkruan Reporteri.net

    Hasan kaloi në epërsi Arbërinë në minutën e 35-të, derisa Daku barazoi në minutën e 52-të.

    Arbëria riktheu epërsinë me një gol të bukur të Kryeziut në minutën e 67-të, por Thaqi barazoi rezultatin gjashtë minuta më vonë.

    Në minutën e 83-të u akordua një penalti në të mirë të Ballkanit, të cilën në gol e shndërroi Daku, i cili edhe sot ishte vendimtar për suharekasit.

    Ermal Krasniqi në minutën e 95-të vulosi fitoren e ‘Xhebrailave’ ku me një goditje fantastike e mposhti Donat Kaçiun.

    Me këtë fitore Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës, tani me 16 pikë, derisa Arbëria zë vendin e tretë me 8 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!