×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Agim Veliu, tregon arsyet e shkarkimit të Rashit Qalajt

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 16:33

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është deklaruar rreth shkarakimit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.


    Numri një i MPB-së ka thënë se largimi i Qalajt nga detyra është bërë për shkak të perfromancës së tij.

    “Në përputhje me ligjin është bërë lirimi nga detyra nga kryeministri, ashtu siç është e përcaktuar me ligj”, është shprehur ai.

    I pyetur se a lidhet me rastin e arrestimit të nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Istogut, Veliu ka hedhur poshtë këto konkludime.

    “Jo, nuk ka asnjë lidhje me atë rast”, ka thënë ai për Indeksonline.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!