×
  • Sport
  • Sport

    Mitrovica rrezikon ndeshjet e Championsit, por lejon futbollistet t’i bashkohen Kosovës

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 16:54

    Klubi i futbollit të femrave “Mitrovica” ka marrë vendim për t’i lejuar të gjitha futbollistet që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian, ani pse brenda pak ditësh ka për ta zhvilluar ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kampionëve.


    Përmes një publikimi në faqen zyrtare, klubi nga Mitrovica ka reaguar në lidhje me spekulimet e fundit që janë bërë në disa mediume, teksa kanë drejtuar gishtin edhe nga disa zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës për mungesë bashkëpunimi, shkruan Gazetasheshi.com.

    Në reagimin e publikuar, thuhet ndër të tjerash se klubi do t’i lejojë vasht që t’i bashkohen ekipit seleksionues të Kosovës, ani pse kanë për t’i zhvilluar ndeshjet e tyre në arenën ndërkombëtare.

    Tri ndeshje brenda dhjetë ditësh janë vërtetë shumë, mirëpo siç thuhet në kumtesë, klubi mitrovicas është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për Kosovën, duke i ditur edhe vështirësitë që mund t’i ketë për shkak të pandemisë “Covid-19”.

    Më poshtë mund ta gjeni kumtesën e plotë të KFF Mitrovica:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!