Ish- i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritch, është rreshtuar krah Lajçakut dhe Aleksander Vuçiqit sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas Petritch ka thënë se Prishtina është duke bërë një lojë të rrezikshme sa i përket Asociacionit.
“Loja që Prishtina po luan në raport me Asociacionin është shumë e rrezikshme, dhe politikanët në Prishtinë duhet të respektojnë obligimet e marra nga Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë austriaku.
Këto deklarata të Petritch vijnë pasi Miroslav Lajcak nga Beogradi ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për të miratuar Asociacionin.
Sipas sllovakut, Kushtetuta nuk është Bibël.
Ndërkohë pala serbe po refuzon të kthehet në dialog nëse s’do të disuktohet për Asociacionin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.