Një qytetar i Gjakovës është arrestuar pasi që ka thirrur në stacionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë duke bërtitur me mllef se do t’ia vejë tritolin një xhamie në ndërtim, shkruan Reporteri.net.
“Për shkak të vërshimeve atij i kishte hyrë uji në bodrumin e shtëpisë, si pasojë e ndërtimit të xhamisë mbi kanalin e ujërave atmosferike. I njëjti ka kontaktuar Policinë e Kosovës në linjën zyrtare dhe u është drejtuar me fjalët ‘Nëse nuk më bëni zgjidhje dhe ju, do të ia vendosë tritolin xhamisë’”, ka thënë një burim i Reporteri.net në Policinë e Kosovës.
Ai pas intervistimit me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.